Një dashuri e re për Jennifer Lopez?
Këngëtarja në lidhje me reperin e njohu

Një dashuri e re për Jennifer Lopez?<br />Këngëtarja në lidhje me reperin e njohu
Jennifer Lopez mesa duket po i jep një mundësi tjetër vetes për një dashuri të re. Këngëtarja e njohur që pas ndarjes me Mark Anthony është parë të shoqërohet me meshkuj më të rinj se ajo.

I tillë është edhe ‘’preja’’ e radhës e këngëtares së njohur. Gjatë kohëve të fundit po dyshohet se ajo është në një lidhje me reperin Drake.

Dyshimet janë shtuar më shumë pas postimit të fundit në Instagram të këngëtares ku shihet me reperin e njohur.

Ajo bashkangjitur fotos me Drake shkruan ’'Shikoni kush erdhi të më përshëndesë sonte”, me hashtag "lovehim".

Drake, i cili mbërriti në Las Vegas për të parë live koncertin e Jennifer, ka publikuar të njëjtën foto, përkrah së cilës ka vendosur një zemër.

Jennifer dhe Drake
(Postimi i Jennifer Lopez)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit