Një dashuri frymëzuese mes artistëve, Bojken Lako flet për dasmën e 'çuditshme' me Semin

Bojken Lako, kantautori dhe këngëtari i talentuar me një karrierë 25 vjeçare në muzikë, ka qenë i ftuar ditën e sotme në programin 'Rreze dielli', ku ka folur për jetën e tij artistike dhe atë private, si dhe për projektit të tij të fundit muzikor, këngës 'Dance on the Weekend'.

Edhe pse i diplomuar për regji teatri në '97, kontributin e tij në art, Bojken ia ka dedikuar gjithmonë fushës së muzikës.

Në repertorin e tij muzikor ai numëron disa albume dhe me dhjetëra këngë të cilat kanë lënë gjurmë tek publiku.

Por veç krijimtarisë së tij të pasur, Bojken ka qenë dhe një nga nismëtarët  e një prej festivaleve të rëndësishëm shqiptarë, 'Top Fest'. I pyetur për përfshirjen e tij në krijimin dh realizimin e këtij projekti, i cili nuk vazhdon më, Bojken është shprehur:

"Ideatori nuk jam, ka qenë Z.Dritan Hoxha i cili donte patjetër një festival që kishte qëllimin të prishte standardin e krijuar në muzikë dhe kërkonte diçka të re. Ai besoi tek ne, tek disa çuna të rinj që ishim në atë kohë, nga ana profesionale që të gjenim dhe të krijonim një strukturë. Ai na la dorë të lirë në përzgjedhje dhe kishte besim në atë  që do të servirnim. Nga një anë edhe më vjen keq që nuk është më sepse ishte një platformë e ndërtuar për këtë punë , një platformë e ndërtuar gjithmonë që të prezantohej një festival emergjent që gjithmonë surprizon dhe publiku është ai kryesori që informohet se çfarë ndodh. Është një strukturë shumë e mirë kur dikush investon në një formë që të vëjë në lëvizje 2,3 media, ndërkohë që sot duhet shumë investim në mënyrë që të bëhet diçka e tillë në  mënyrën si konceptohet industria e muzikës vetëm me videoklipe".

Por mesa shprehet vetë Bojken, një festival të ngjashëm ndoshta si 'Top Fest' , ai ka në plan ta krijojë në të ardhmen me 'Bulza', angazhim, të cilin e ka nisur prej vitesh me qëllim zbulimin dhe promovimin e muzikës së re të krijuar nga artistë të rinj.

"Unë po mundohem që ta krijoj nëpërmjet "Bulzës" dhe besoj se do krijoj një herë një festival që do ta quaj "Bulza Festival", që do të ketë të njëjtin qëllim".

Krah tij prej vitesh qëndron partnerja e tij Semi Jaupaj, e cila ka ndikuar në jetën e Bojkenit në çdo aspekt, profesional dhe personal.

"Gjatë gjithë këtyre viteve jam mbështetur shumë te Semi dhe kam marrë një lloj drejtimi dhe orientimi shumë të mirë sepse e kam konsideruar si njeriun që edhe ana profesionale e shijeve të veta, por edhe si publik sepse ajo ka dëshirë që të më shohë si publik i thjeshtë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë mbështetëse edhe nga ana profesionale".

I pyetur nëse do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në një dasëm, Bojken është shprehur:

"Normalisht që do bëjmë dasëm, por ashtu siç i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet ose do jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës".

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja