Nderime për babanë e ndjerë, Hashim Thaçi 2 ditë në Kosovë! Takon familjen në EULEX, përkrahësit kërkojnë drejtësi (VIDEO)

KOSOVË- ‘Erdha i fundit babë’, ishte mesazhi që ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi la mbi varrin e babait të tij ku mbërriti 3 ditë pas funeralit më në fund me një leje nga Gjykata Speciale e Hagës.

Thaçi u shfaq ditën e premte, 21 mars, i vetëm para varrit në fshatin Burojë të Skënderaj, ku duke mbajtur lotët, përshëndeti mbështetësit e pranishëm, duke i premtuar babait të ndjerë se do t’i takojë të gjithë dorë më dorë ata që e nderuan në funeralin e tij, ku vetë nuk mundi të ishte i pranishëm.

I përcjellë me masa të rrepta sigurie në një veturë të EULEX-it, e shoqëruar edhe nga vetura të policisë së Kosovës, Thaçi ka qëndruar në shtëpinë e familjes në Burojë për rreth dy orë. Haga e lejoi Thaçin që të qëndrojë në Kosovë për dy ditë duke kaluar natën në zyrat e Eulex në mënyrë që familjarët e tij të shkonin për ngushëllime në EULEX.

Mëngjesin e të shtunës të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës protestuan para zyrave të EULEX duke kërkuar drejtësi për Hashim Thaçit. Në këto ambiente ai u takua me djalin e tij, dy vëllezërit dhe bashkëshorten.

Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha Gani Thaçi njëri prej vëllezërve. Pas këtyre takimeve ish-presidenti kthehet në Hagë. Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit pas atij në 13 mars për disa orë ka qëndruar në spitalin ku ishte shtruar babai i tij. 

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Përfundon vizita, ish-presidenti Thaçi largohet drejt Hagës! Mbështetësit brohorasin me thirrjet ‘UÇK UÇK’ (VIDEO)

Pas vizitës dy ditore në Kosovë, ish presidenti Hashim Thaç është larguar për në Hagë, ku vazhdon paraburgimin. Ai po dërgohet nën mbikëqyrjen e madhe të njësisë speciale dhe mbrojtjes së Speciales.

Ish-presidenti u largua nga ambientet e EULEX-it nën duartrokitjet dhe brohoritjet e mbështetësve të tij që ishin mbledhur aty dhe brohorisnin me thirrjet “UÇK, UÇK”. 

Më herët, ai u takua me bashkëshorten dhe vëllezërit e tij.

Kjo ishte hera e parë që Thaçi qëndroi kaq gjatë në Kosovë që kur ndodhet në paraburgim prej vitit 2020. Një ditë më parë ai pati mundësi që të vizitonte varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi. Ai u përcoll për në banesën e fundit më 18 Mars, por ish presidenti nuk mori leje për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar