Në Irlandën e Veriut është parandaluar një sulm terrorist të planifikuar nga ‘IRA e Re’, një grup disident republikan irlandez një ditë para vizitës së presidentit amerikan Joe Biden.

Ky i fundit pritet të mbërrijë të nesërmen në kluadër të festimit të 25 vjetorit të Marrëveshjes të se Premtes së Mirë që i dha fund dhunës sektare që zgjati me dekada të tëra në Irlandën e Veriut.

“Besohet se IRA e Re po planifikonte një lloj sulmi që të përkonte me vizitën e Bidenit”,shkruajnë mediat e huaja.

I njëjti burim tha se skuadra e bombave të Ushtrisë Britanike ishte në skenë në vendin e planifikuar të mbërritjes së Biden javën e kaluar. Ata kryen kërkime për të gjetur bomba të mundshme të cilat mund të ishin vendosur për atentat. Ndërsa Biden u shpreh se ngjarje të tilla nuk mund ta frenonin të vizitonte Irlandën e Veriut.