Një ditë pas 'Brexit' krerët e BE-së:
Britania e Madhe sa më shpejt jashtë
Qytetarët votuan, por s'dinin se për çfarë

Një ditë pas 'Brexit' krerët e BE-së:<br />Britania e Madhe sa më shpejt jashtë<br />Qytetarët votuan, por s'dinin se për çfarë
“Pas tronditjes së referendumit Britanik duhet të kuptojmë se nuk kemi shumë përgjigje. Por duhet të tregojmë se Europa mund të punojë për të kuptuar se cila do të rruga që duhet ndjekur. Refugjatët, papunësia, rritja janë çështjet më të rëndësishme ku duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Nuk do të lejojmë që askush të rrëmbejë Europën. Nuk ka vend për depresion e as panik” , u shpreh ministri i jashtëm Steinmaier gjatë një konference të përbashkët me 6 ministrat e jashtëm të 6 shteteve Italisë, Francës, Luksemburgut, Belgjikës, dhe Holandës.

Minisitri i jashtëm francez Jean Marc Ayrault u shpreh se negociatat duhet bërë sa më shpejt për të mirën e përbashkët. Ndërsa ministri i jashtëm i Italisë Paolo gentilioni tha se një nga përgjigjet që europianët presin është t’i jepet përparësi aftësive të përbashkëta rreth çështjes së emigracionit.

“Jo ndarje konsensuale, nuk është e nevojshme të pritet deri në tetor për të vendosur nëse duhet dërguar një letër divorci Brukseli. Per me teper me Britanine nuk ishte nje marredhenie e shkelqyer”, ishte kjo deklarata që dha Presidenti Komisionit Europian Juncker një ditë pasi qytetarët britanikë vendosen që nëpërmjet referendumit të jenë jashtë BE-së. Në pritje të deklaratave të para nga Londra, Presidenti i Komisionit Europian Juncker, Presidenti i Këshillit Europian Tusk, President i Parlamentit Europian Schulz do të takohen në Bruksel për të negociuar në mënyrë që Britania të dalë sa më shpejt nga Unioni, pasi sipas procedurave largimi i Britanisë mund të kërkojë të paktën 2 vite. Po këtë të martën pritet të zhvillohet takimi i parë post Brexit, ku David Cameron do të jetë i pranishëm vetëm për të raportuar rreth referendumit dhe dorëheqjes së tij. Më pas Këshilli Europian do të vijojë punimet të mërkurën por për herë të parë nuk do të jetë e pranishme Britania e Madhe.

Një ditë më parë qytetarët britanikë përmes referendumit morën vendimin për t'u larguar nga Bashkimi Europian, një vendim i cili shkaktoi reagime të shumta në Europë dhe jo vetëm.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre