Një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi karburantet që të mos abuzojnë me çmimin e naftës ose në të kundërt do të rikthehet Bordi i Transparencës, çmimi i naftës ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 15 lekë. Në disa pika karburanti në Tiranë, nafta po tregtohet deri në 217 lekë/litri.
Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje me 40-45 lekë për litër. Nafta para nisjes së luftës, tregtohej me 173-175 lekë.
Lajmi kryesor:
Nafta arrin 217 lekë/litër, çmimi ‘surprizon’ zv.ministrin e Ekonomisë në studion e Report Tv! Malaj: Shqipëria pa paketë sociale, s’di pse Rama falënderoi grosistët












