'Një ditë të bukur do të kaloni...', mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

'Një ditë të bukur do të kaloni...', mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi– Sot do të kaloni një ditë të mërzitshme dhe do kërkoni që të qëndroni vetëm. Duhet që të keni shumë kujdes kur bisedoni me miqtë, pasi ata mund t’iu marrin për ters çdo gjë. Probleme do të keni dhe në punë.

Demi– Një ditë të bukur do të kaloni sot. Do të kaloni shumë kohë me miqtë dhe me familjen tuaj. Për sa i përket financave, do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund të bëni të gjitha shpenzimet që dëshironi.

Binjakët– Do të kaloni një ditë pozitive, por do të përjetoni dhe emocione te forta. Duhet që të tregoni shumë kujdes, pasi sot do të përballeni me një zgjedhje shumë të vështirë për sa i përket të ardhmes.

Gaforrja– Gjatë gjithë ditës do të jeni të angazhuar me punë. Pjesën e lirë të kohës do ta kaloni me familjen dhe do të shijoni pa fund ato pak momente. Për sa i përket financave mund të merrni një lajm të keq.

Luani– Do të jeni përball shumë zgjedhjeve sot dhe do jeni të hutuar, pasi nuk do dini se çfarë duhet të bëni. Nëse doni që të keni sukses, tregohuni të zgjuar dhe merrni vendimin me intuitë, vetëm kështu mund të mos gaboni.

Virgjëresha– Planet tuaja të hershme për të patur një biznes personal, mund të jetësohen sot. Duhet që të merrni disa vendime të rëndësishme dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Miqtë do t’iu mbështesin në ëndrrën tuaj.

Peshorja– Do të jetë një ditë e lumtur kjo e sotmja për ju. Do të merrni një lajm të mirë nga puna, pasi eprorët kanë vendosur që t’iu motivojnë me një shpërblim të majmë dhe do të gëzoheni shumë.

Akrepi– Gjatë gjithë ditës së sotme do të jeni të angazhuar me një problem familjar. Do të jeni përpara disa zgjedhjeve shumë të rëndësishme dhe duhet që vendosni nën presion. Kujdes me financat.

Shigjetari– Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës së sotme. Duhet që të konsultoheni me një mjek, për të qenë më të qetë. Shëndeti do të ndikojë negativisht dhe në punën tuaj.

Bricjapi– Ata që janë të dashuruar sot do të kalojnë momente të paharrueshme. Gjithçka do ta keni nën kontroll dhe do të merrni një lajm të mirë për sa i përket të ardhmes suaj në punën e re. Edhe financat do t’i keni nën kontroll.

Ujori– Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të arrini që të finalizoni planin tuaj për biznesin e ri. Këshillohet që të tregoni shumë kujdes, përpara se të merrni vendimet e rëndësishme.

Peshqit– Një udhëtim i shkurtër do t’iu lumturojë shumë, pasi do të harroni të gjitha problemet e javës. Nga puna do të merrni një lajm shumë të mirë dhe do të gëzoheni shumë. Por duhet të tregoni kujdes me financat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar