Natyra shqiptare është bërë objekt jo vetëm i shkrimeve të shumta në mediat e shkruara, por edhe i objektivave të kamerave dekumentare. Nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Lushnje bejne te ditur se në Parkun e Divjakës ka mbërritur një grup xhirimi nga një televizion gjerman për të realizuar një dokumentar rreth faunës së egër që gjallon në lagunën e Karavastasë. Objekti kryesor do të jenë shpendët e rrallë dhe në veçanti jeta e pelikanit kaçurrel si dhe specieve të tjera që popullojnë mjedisin e kësaj zone.
Ardian Koçi, drejtor i Shërbimit Pyjor të Lushnjes, që mbulon dhe kujdeset për parkun kombëtar të Divjakës, tha per ATSH-ne se "Sot dita filloi ndryshe, pasi kam shoqeruar grupin gjerman të xhirimeve dhe kryesisht fotoreporterin dhe kameramanin që po realizon një dokumentar për faunën e egër në Shqiperi dhe kryesishtë në Divjakë. Ai kishte mbaruar xhirimet në alpet tona dhe stacioni tjetër ishte parku ynë këtu në Divjakë. Kur e pyeta për përshtypjet e tij për Shqipërinë dhe Divjakën në veçanti, më tha thjeshtë "mrekulli". Kishte parashikuar 4-5 orë xhirime, por do të vazhdojë disa ditë". /atsh/
/Shqiptarja.com