TIRANE, 28 Gusht / ATSH / - "Ju mirëpresim në Sarandë" është titulluar ekspozita fotografike e Luan Qëndros, me përjetime të bukura e këndveshtrime interesante nga ky qytet.
E promovuar në mbrëmjen e 27 gushtit, në mjedisin e Sheshit të Limanit të qytetit, ekspozita e Qëndros tërhoqi vëmëndjen e mjaft krijuesëve dhe qytetarëve që ishin ftuar në këtë event, por edhe të atyre që spontanisht u bënë vizitorë të saj, duke e ndalur hapin në shëtitjen e tyre, të gjendur përpara formateve të fotografive plot jetë dhe aromë Sarande.
Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, i cili ka uruar autorin për këtë nismë dhe mesazhet fotografike, si dhe organizatorët e ekspozitës fotografike "Ju mirëpresim në Sarandë".
Ekspozita e Luan Qëndros mund të merret herë si një ftesë e dhënë përmes objektivit të aparatit fotografik për të zgjedhur Saranden si mirënjohje për ata që e bënë këtë zgjedhje këtë verë, duke shënuar bumin turistik 2014, përtej të gjitha pritshmerive. /a.ke/
/Shqiptarja.com