Një grup peshkatarësh të cilët po ktheheshin nga peshkimi mesditën e djeshme befasohen nga një familje delfinësh. 5 delfinë, ndër këta tre të vegjël ndjek anijen e tyre përgjatë një pjese të udhëtimit.
Kjo gjë i ka habitur tej mase peshkatarët të cilët nxitojnë t'i bëjnë video. Dalja e delfinëve në sipërfaqe vjen si pasojë e ngrohjes së kohës dhe ndryshimeve të menjëhershme të motit gjatë këtyre ditëve. Delfinët mbeten vizitorët më të veçantë të gjirit të Vlorës edhe përgjatë dimrit.