Theresa May ka inauguruar “Epokën e Artë” me Kinën sot, teksa shijoi një filxhan çaji me presidentin Xi Jinping.

Kryeministrja britanike dhe burri i saj Philip u pritën me nga një filxhan çaji të llojit “Lapsang Souchong” në një ceremoni tradicionale me Xi dhe gruan e tij Peng Liyuan në Pekin.

Dhe teksa nënshkruan marrëveshje tregtare me vlerën 10 miliardë euro dhe shprehën vendosmërinë e tyre për t’i forcuar lidhjet, May i dhuroi presidentit një koleksion DVD-sh të serisë së BBC “Blue Planet”.

Duke e vlerësuar Kinën, May i tha Xi: 'Lidhjet mes nesh shkojnë përtej tregtisë. Jam shumë e kënaqur me lidhjet mes popujve q kemi arritur të ndërtojmë edhe në arsim dhe kulturë”.

Zgjedhja e May për dhuratën e saj ishte një sinjal i angazhimit të saj në çështjet e mjedisit që trajtohen në këto seri.

[gallery]25455[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com