Një foto që flet shumë, foshnja
11 muajsh mbeti i vrarë dje në Gaza

GAZA - Kjo është historia ku një foto mund të flasë sa për mijëra fjalë.

Vetë fotoja tregon dhimbjen e gazetarit që duke qarë mban në krah djalin e tij 11-muajsh, i cili është vrarë dje në shtëpinë e tij gjatë sulmeve izraelite në Gaza.







Gazetari me bebin ne gaza

(Në foto: Gazetari, Jihadi Misharawi me foshnjen në krahë në spitalin e Gazës)


Kjo është fotoja kryesore e numrit të sotëm të Washington Post, e cila tregon një histori të dhimbshme që ndodhi nga sulmet ajrore izraelitet dje në rripin Gazës.

Jihadi Misharawi, gazetar i BBC Arabike, i cili jeton në Gaza, mban në krahë trupin e pajetë të djalit të tij 11 muajsh Omar, të cilin edhe pse u çua në spitalin në qytetin e Gazës nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Gazetari me bebin ne gaza
(Në foto: Gazetari Jihadi Misharawi me foshnjen në krahë gjatë varrimit)

Një sulm izraelit goditi dje shtëpinë e gazetarit Misharawi në gaza, duke vrarë djalin e tij 11-muajsh, motrën tij dhe duke plagosur të vëllain.

Omar, femija i vrare ne Gaza
(Në foto: Omari, djali i gazetarit i vrarë dje në Gaza)

Lajmi është konfirmuar nga shefi i zyrës së BBC në Lindjen e Mesme, Paul Danahar i cili shkoi ditën e sotme në Gaza.

Danahar publikoi fotot nga shtëpia e vogël e Misharaëit, e cila duket totalisht e shkatërruar. Vendi ku predha ka shpuar tavanin e shtëpisë së tij është qartësisht e dukshme.
Shtepia e gazetarit ne Gaza
(Në foto: Shtëpia e gazetari Jihadi Misharawi, pas sulmit izraelit)

Danahar shkroi në Twitter: “Pyetja që shtrohet këtu është: nëse Izrali mund të vrasë një burrë duke ngarë një motorçikletë siç bëri muajin e kaluar, si ka mundësi që është vrarë djali i Misharawi.

Drejtuesit e BBC World i kanë dërguar gazetarit ngushëllimet për vdekjen e djalit: “Mendimet tona janë me Jihad dhe pjesës tjetër të ekipit në Gaza. Ky është një moment shumë i vështirë për të gjithë zyrën tonë në Gaza. Ne jemi me fat që kemi një ekip të tillë të përkushtuar dhe të guximshëm atje. Kjo është si një kujtesë për të gjitha sfidat me të cilat përballet shumë nga kolegët tanë”.

Varrimi i bebit ne gaza
(Në foto: Varrimi i Omar, djalit 11-muajsh të vrarë dje gjatë sulmeve në Gaza)

Historia që këto foto tregojnë, përmes humbjes dhe dhimbjes vazhdojnë të përhapen gjerësisht në media dhe në rrjetet sociale.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh