Për t’u kënaqur me kulturën, kuzhinën dhe historinë ruse brenda dy-tre ditëve mirë se të vini në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, apo në Shën Petërburg, qytetin më europian të këtij vendi. Ju ofroj pak pika më interesante për këtë të fundit.
Lista e muzeumeve të Shën Petërburgut përfshin mbi 300 emra, duke nisur nga Ermitazhi i famshëm deri në muze gati të panjohur fare edhe për vetë qytetarët e San-Peterburgut si muzeu i fenerëve apo muzeu i historisë së parfumerisë.
Për tu njohur me artin rus me shembujt e bukur të ikonave, me vepra të V.Kandinskij, ju mirëpret Muzeu Rus. Me kënaqësi në një atmosferë të lezetshme ju mësoni historinë e lindjes së San-Peterburgut ashtu dhe historinë e Perandorisë Ruse nisur nga Pjetri i Madh deri te Nikollaj i dytë, duke shëtitur nëpër kalanë e Pjetrit e Palit.
Rrethinat e San-Peterburgut ju ofrojnë rezidenca verore të mahnitshme të shekujve XVIII-XIX: Petergof me mbi 200 shatërvane (http://peterhofmuseum.ru/), Carskoe Sello me dhomën e famshme prej qelibari (http://www.tzar.ru/), Pavllosk, rezidenca e birit te Katerines se Madhe (http://www.pavlovskmuseum.ru/).
Shëtitje nëpër qytet dhe rrethinë mund të bëni me këmbë, me makinë, me autobus, me vapor a me helikopter. Udhëtimi 45-minutash për tre veta me helikopter do t’ju kushtojë 500 USD dhe një përvojë e paharrueshme. (http://vk.com/vzletim).
Lokale, bare, restorante janë të pafundme, por për fat të keq me vështirësi mund të gjeni një që mund të krahasohet me ato në Shqipëri. Ca prej tyre cilësore janë pastiçeritë e lezetshme “LUMTURI” (http://schastye.com/) dhe BUSHE (http://www.bushe.ru/). Duket që çdokush mund të gjejë diçka interesante për vetveten. http://www.hermitagemuseum.org/html_Ru/www.hermitagemuseum.org
Për sa u përket dallimit mes restoranteve shqiptare dhe ruse mund të themi se dallimi më kryesor është që në lokalet e Shqipërisë shërbehen vetëm pije të ndryshme, kurse në Rusi çdo lokal është një lloj restoranti me disa gjellëra a specialitete të veta.
Nuk dua të flas shumë për lokalet dhe restorantet në Rusi, në shumicen e rasteve s'është tema e lezetshme. Në Shqipëri, duket, në çdo cep të vendit mund të gjesh një lokal a restorant me ushqim të shijshëm me cilësi të lartë me çmime të arsyeshme.
Tjetër gjë që më bëri shumë përshtypje është që punonjësit e lokaleve dhe të restoranteve janë shumë të lezetshëm ndaj fëmijëve (ndoshta është karakteristikë për të gjithë shqiptarët në përgjithësi). Për fat të keq tek ne një familje me fëmijë mund të shkojë vetëm në restorante ku ka kënde të organizuar për fëmijë.
*Ish-punonjëse në Ambasadën e Rusisë në Tiranë
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06. 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com