Një gjysh në Oregon të SHBA-së i bëri familjes së tij një dhuratë të papritur për Krishtlindje, një autobus të verdhë shkolle.
Doug Hayes i befasoi 10 nipërit e mbesat me autobusin me emrin ‘Grandfather Express’, kur e dërgoi në shtëpi të mërkurën.
Hayes tha se blerja e autobusit ishte një ide e mirë për fëmijët që t’i dërgojë në shkollë çdo ditë.
Pesë prej nipërve e mbesave shkojnë në shkollën katolike Paideia Classical Christian School, e cila nuk ka mjete transporti.
Ndaj prindërit e tyre janë të detyruar t’i dërgojnë vetë në shkollë.
Ndërsa 5 të tjerët ende nuk kanë filluar shkollën.
Kështu që zgjidhja ishte blerja e një autobusi, ku fëmijët do arrijnë në shkollë për 20 minuta.
Gjyshi është pjesë e një familjeje të madhe dhe duhet treguar përkujdesje për të gjithë nipërit e mbesat.