Një grua bie aksidentalisht nga lartësia në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një grua bie aksidentalisht nga lartësia në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Foto ilustruese

Një grua ka mbetur e plagosur pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, gruaja aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton.

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 16.03.2021, rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, një shtetase ende e paidentifkuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë