Një grua në krye të muzeut të Luvrit: Laurence des Cars

Një grua në krye të muzeut të Luvrit: Laurence des Cars

Laurence des Cars

Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një ndër muzetë më të famshëm në botë do të drejtohet nga një grua: 54-vjeçarja Laurence des Cars.

Laurence des Cars, e cila është momentalisht presidente e muzeve Musée d'Orsay dhe Musée de l'Orangerie, u emërua në këtë pozicion nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron.

Ajo është gruaja e parë që kryeson Luvrin që nga hapja e tij në vitin 1793. Muzeu i Luvrit në Paris është një nga muzetë më të vizituar të botës dhe simbol i trashëgimisë kulturore franceze jo vetëm në Francë.

Louvre 2030

Për pozicionin kishin aplikuar me një master plan disa kandidatë - ndër ta edhe drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Por Laurence des Cars fitoi me dosjen e saj me titull "Louvre 2030".

Drejtoresha e sapoemëruar synon të tërheqë veçanërisht vizitorë të rinj në muze. Për këtë ajo dëshiron që ndër të tjera të punojë me yje të famshëm për të rifreskuar imazhin e Luvrit dhe për të realizuar idenë e saj që Luvri të bëhet "plotësisht bashkëkohor".

Tërheqës për vizitorë të rinj

Laurence des Cars, me profesion historiane arti, e specializuar për artin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, tha pas emërimit: "Ne duhet të hapemi kundrejt botës së sotme dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të flasim për të kaluarën tonë."

Thyeje traditash

Laurence des Cars zëvendëson Jean-Luc Martinez, i cili drejtoi muzeun e Luvrit për tetë vite me radhë. Edhe Jean-Luc Martinez, i cili u emërua si drejtor në vitin 2013, shënoi një pikë kthese në historinë e këtij muzeu.

Jean-Luc Martinez

Jean-Luc Martinez me profesion arkeolog, ishte i pari person me origjinë nga klasa punëtore që u bë drejtor i këtij muzeu, i cili deri në atë kohë qe drejtuar vetëm nga historianë arti me origjinë nga shtesat e larta./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg