Një grua për të mposhtur maskilizmin politik

Një grua për të mposhtur maskilizmin politik

Deputetja e PD, Grida Duma

Partia Demokratike në 13 Qershor do të mbajë zgjedhjet për Kryetarin ose Kryetaren e re të Partisë. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se fjala “ Kryetare ” është e huaj për zhargonin politik shqiptar por në fakt me shkatërrimin e të gjitha parimeve në kodin politik nga politikat që kanë drejtuar vendin, ka ardhur koha që të thyhet kodi i heshtur midis burrave i cili rëndon gratë dhe i fuqizon ata në kurriz të këtyre të fundit. Ky rregull është që gratë të mos kenë asnjëherë pushtetin e plotë politik sepse një Kryeministre në Shqipëri do të ndryshonte ekuilibrat shoqëror dhe ekonomik duke i bërë gratë plotësisht përcaktuese në jetën e vet duke sfiduar traditën politike.

Pyetja nuk duhet “Pse një Kryetare?” por pyetja është “ Kush e meriton më shumë?”.
PD-ja ka shumë kandidatë por zgjedhja e Kryetarit/Kryetares nuk bëhet thjesht për të mbajtur partinë të bashkuar por me vizionin e patjetërsueshëm se ky person do të jetë drejtuesi ose drejtuesja e ardhshme e vendit. Grida Duma është një ndër kandidatet më të mira për Kryetare e Partisë Demokratike dhe kandidatja më e mirë për të qënë Kryeministre në vitet e ardhshme. Politika është arti i së mundshmes dhe ky parim duhet të zbatohet sa herë që zgjidhja është më e mira dhe Zonja Duma ka aftësitë dhe mundësitë për të qënë e para në garën brenda Partisë Demokratike sepse është e vetmja që mund të mposhtë Kryeministrin në betejën për të qeverisur shqiptarët.

Arsyeja e parë është kualifikimi akademik i Grida Dumës që tregon qartazi se gratë dhe vajzat duhet t’i mëshojnë fortë arsimimit dhe lektorja është model. Ajo është ndër të rrallat gra që kanë eksperiencë akademike të shkëlqyer dhe janë aktive në politikë. Në vitin 1997 diplomohet në Filozofi dhe Sociologji në Tiranë dhe merr pjesë në debatet e Ballkanit Perëndimor për cështje të mprehta të tranzicionit të vendeve postkomunistë dhe vlerësohet me cmime ndërkombëtare. Në vitin 2004 merr gradën master në MBA, studime të kryera në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA dhe në 2006 merr titullin Doktor i Shkencave në Ekonomi. Ka eksperiencë si lektore prej 14 vitesh dhe kjo eksperiencë zhvillohet në fushat e Sociologjisë. Gjatë karrierës së saj akademike ka drejtuar Katedrën e Sociologjisë dhe ka marrë pjesë në borde të rëndësishme ekspertizash të mbështetura nga institucionet ndërkombëtare si OSBE.

Padyshim që ajo ka karakteristikat për të veshur kostumin e Kryeministres dhe më e rëndësishmja është fakti se duke qënë lektore, ajo ka koherencë dhe ura komunikimi me botën rinore dhe pjesën më aktive të shoqërisë shqiptare dhe kjo reflektohet tek anketat e kryera se shfaqet si politikania më popullore në Shqipëri.
Arsyeja e dytë është fakti se Lektorja ka ndërmarrë përsipër sfida që i kanë dhënë asaj përvojën politike për tu quajtur kandidate e vlefshme edhe nga anëtarët e Partisë Demokratike pasi me të drejtë duhet vlerësuar dhe kontributi brenda strukturave të partisë. Grida Duma ka qënë Zëvendësministre e Integrimit të Republikës së Shqipërisë për gati 2 vjet dhe në vitin 2014 votohet si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Në vitin 2015 ajo ishte kandidate për Kryetare e Bashkisë Durrës për PD-në dhe humbi kundra Vangjush Dakos.

Sot që flasim ajo është ndër personalitetet e rralla në PD që ka marrë përsipër peshën e sulmeve politike ndaj partisw dhe liderit të saj duke i dalë në krahë Lulzim Bashës dhe në të shumtën e rasteve ka qënë rrufepritësi i vetëm politik i partsë duke u përballur me sulme që hera-herës i kalonin kufijtë politikë dhe moral për të kalitur një grua të ashpër për konkurrentët politik. Forca e figurës së saj qendron tek imazhi në publik që ka qënë gjithmonë i konceptuar me komunikimin dhe veprimin e saj politik sepse ajo vazhdon të jetë model rezistence ndaj dhunës verbale në media, dhunë e injoruar nga të gjithë e cila më së shumti frikëson gratë dhe vajzat të jenë pjesë e politikës. Arsyeja e tretë dhe që padyshim ka përforcuar në figurën e saj dhe e dallon nga gratë e tjera të politikës është fakti se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryeministri ynë e sulmoi politikisht me metoda primitive Zonjën Duma ku ai dhe stafi i tij i kishin harxhuar kohë dhe ide për strategji që minonin figurën e Zonjës Duma dhe këto janë sinjale se Rama e sheh si një rivale të fortë politike pa qënë akoma Kryetare në partinë e vet.

Ai ka të drejtë pasi në radhë të parë ajo është e vetmja mjeshtre e komunikimit politik nga e gjithë kasta politike në PS dhe PD e cila mund të përballet me komunikimin shumëpërmasor të Kryeministrit. Ajo tashmë e ka kaluar fazën që kalojnë figurat politike ambicioze pasi ajo ska asnjë akuzë për korrupsion apo të ndonjë natyre tjetër inkriminuese dhe Rama ka treguar që nuk di të “ përballet “ me gratë në arenën politike pasi vet ai vjen nga një brez që nuk diskutonte me gratë për politikë në politikë megjithëse ka treguar që u krijon më shumë hapësira politike se politikanët e tjerë. Janë detaje të vogla por vendimtare pasi komunikimi është armë që të jep fitoren në politik kundra një figure si Edi Rama pasi Zonja Duma dhe ai janë të dy specialistë të të njëjtit kalibër në shfrytëzimin e axhendës mediatike.
Kuptohet që përpara qendron sfida për të qënë kandidate për Kryetare e partisë dhe nëse thyhet tabuja politike mund të flasim për kandidaten e parë Kryeministre në historinë e Shqipërisë. Maskilizmi politik është përhapur thellë në shoqërinë shqiptare duke i vendosur gratë dhe vajzat në rolin e viktimës.

Vrasjet, përdhunimet,dhuna verbale dhe fizike ndaj tyre nuk ka shqetësuar asnjë qeveri dhe asnjë Kryeministër dhe ne nuk kemi nevojë thjesht për mbështetjen e OJF-ve për gratë pasi problemi është bërë madhor. Shqipëria ka nevojë për politika të reja dhe më mirë se një grua Kryeministre askush nuk mund ta bëjë.

Partia Socialiste i dha fund rrotacionit politik, tani është radha e Partisë Demokratike për të thyer tabunë më të vështirë shoqërore duke i dhënë goditje politike maskilizmit që bllokon vendimmarrjen aktive të grave në politikë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilirian ruli: 22/05/2021 12:48

    mundesite te tre i kane per te humbur kundrejt z.basha.

    Përgjigju
  • Haha: 21/05/2021 17:07

    Grida nje bachelle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane