‘Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare’, sot 114 vjetori i Kongresit të Elbasanit

‘Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare’, sot 114 vjetori i Kongresit të Elbasanit

Kongresi i Elbasanit

Plot 114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.

Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar sot, në ditën kur nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, ku u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit e cila përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.

Këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku e cilëson Kongresin e Elbasanit një gur themeli në historinë e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Mirënjohëse që sot Elbasani vazhdon të ruajë traditën shekullore në fushën e arsimit dhe kulturës.U përulemi me respekt të gjithë atyre patriotëve që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare”, ka shkruar Kushi.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin