“Një hap për Durrësin”, qindra sportistë vrap sensibilizues për të prekurit nga tërmeti

 “Një hap për Durrësin”, qindra sportistë vrap sensibilizues për të prekurit nga tërmeti

Maratona “Një hap për Durrësin” është zhvilluar ditën e diel si një aktivitet sensibilizues për të prekurit nga tërmeti i 26 nëtorit 2019. Maratona nisi në sheshin “Liria” dhe kishte një itinerar prej 5 km. Ky marshim sensibilizues i organizuar nga atletja durrsake Deborah Keçi dhe mbështetur nga Bashkia e Durrësit dhe më shumë se çdo herë tjetër kishte shumë pak rendësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara. Me këtë moto qindra sportistë e qytetarë nga Durrësi, nga i gjithë vendi, nga Kosova por edhe të huaj vrapuan në një aktivitet që nuk ishte vetëm sportiv e sensibilizim për një jetë aktive, por edhe një solidarizim për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Pjesëmarrësit u nisën nga bulevardi drejt disa rrugë kryesore të Durrësit për të përfunduar sërish në sheshin Liria ku u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve të fituesve si dhe një koncert live për qytetarët. Fituesit e kësaj maratone ishin Elsuida Loca për femra dhe Haxhi Berisha për meshkuj. Të ardhurat e grumbulluara nga kjo maratonë do të shkojnë për rikonstruksionin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti.

Në këtë event kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme si nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri, zv/ministri i arsimit, Olti Rrumbullaku, rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Kseanela Sotirofski, drejtoresha e zyrës vendore arsimore, Jonida Matohiti, drejtori i autoritetit portual, Pirro Vengu, atletja kampione Luiza Gega, kreu i sindikatës së futbollistëve, Andi Lila, të cilët u kanë dhënë edhe medaljet fituesve të kësaj maratone.

Për organizmin e maratonës policia njoftoi bllokimin e disa akse rrugore për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Nga ora 9:30 deri në orën 11:00 u bë bllokimi i disa rrugëve

1-Rruga Taulantia

2-Rruga Epikadeve

3-Rruga Anastas Durrsaku

4-Bulevardi Epidam

5-Bulevardi Dyrrah

6-Rruga Hazif Podgorica

7-Rruga Dëshmorëve

8-Rruga Aleksandër Goga

Gjithçka iu kthyer normaliteti për qarkullimin e mjeteve pas përfundimit të maratonës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë