VATIKAN- Komisioni i teologëve të Kongregacionit për çështjet e të Shenjtëve ka miratuar mrekullinë e dytë të Karol Vojtyla.
 
Bëhet fjalë për mrekullinë e shërimit të një murgeshë në një manastir francez. Ajo u shërua plotësisht nga sëmundja e Parkinsonit, pas lutjeve të drejtpërdrejta të Papa Gjon Palit II, pak muaj pas vdekjes së tij.
 
Lajmi bëhet i ditur nga burime të Vatikanit. Gjithashtu për të aprovuar vendimin e kardinalëve dhe peshkopëve duhet firma vendimtare e Papës mbi dekretin.
Dhe kështu bëhet më konkrete, hipoteza që papa të shpallet shenjtor më 20 tetor që koinçidon me 35-vjetorin e zgjedhjes së tij si papë, ndaj 22 tetori është parashikuar si festa liturgjike e Gon Pali II.
 
Papa Benedikti i XVI bëri më 1 maj 2011 lumturimin e paraardhësit të tij Papa Gjon Pali II në sheshin e Shën Pjetrit në Romë 6 vjet pas vdekjes së tij.
 
Papa Vojtila shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 16 tetor 1978 dhe deri më 2 prill 2005. Paraardhës i tij ishte Papa Gjon Pali I, ndërsa pasardhësi papa Benedikti XVI.
 
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)