Një person i infektuar me Covid ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë në gjithë vendin janë regjistruar edhe 3 raste të reja të infektimit me covid. në Durrës, Vlorë, Berat.
Në total janë kryer 58 testime në të gjithë vendin. Në total mësohet se 185 qytetarë në të gjithë vendin janë të infektuar me covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 19 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 58
Testime totale 2,015,415
Raste pozitive 332,556
Raste të shëruara 328,776
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,595
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 142
Fier 12
Vlorë 6
Durrës. 6
Gjirokastër 6
Lezhë. 4
Berat. 4
Shkodër 3
Elbasan. 1
Korçë. 1