Sopranoja me famë botërore Inva Mula ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit jo vetëm për të performuar, por gjithashtu si regjisore e Operas së njohur “Pagliacci” nga Ruggero Leoncavallo.
Nën dirigjimin e Michelangelo Mazza, opera e njohur do të vij në skenë në datat 31 maj, 1 dhe 2 qershor në orën 20:00. Sopranoja Inva Mula ndan për mikrofonin e Rreze Dielli në A1 Report emocionet dhe punën intensive gjatë provave.
“Është një spektakël që ka lindur dhe po zhvillohet nga dita në ditë. Nuk është një spektakël që ne e kemi parë ose unë personalisht e kam parë, dhe për këtë arsye duhet të kuroj çdo detaj dhe të jem edhe interpretuese por gjithashtu të kem edhe një sy në sallë,”-është shprehur Mula për A1 Report.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
në operan e njohur "Pagliacci"">