Një ish punonjëse shtetërore e Nju Jorkut akuzohet se ka vepruar si agjente e Kinës

Një ish punonjëse shtetërore e Nju Jorkut akuzohet se ka vepruar si agjente e Kinës

Linda Sun

Ndaj një ish ndihmëseje të lartë të guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ngritën akuza për veprim si agjente e qeverisë kineze. Linda Sun, ish-zëvendës shefe e personelit të guvernatores Hochul, po akuzohet për shkelje të ligjit për regjistrim si agjente e huaj, mashtrim me viza, kontrabandë dhe pastrim të parave, thanë prokurorët federalë në një deklaratë të lëshuar të martën.

Linda Sun u punësua nga Zyra Ekzekutive e shtetit të Nju Jorkut më shumë se 10 vjet më parë dhe u pushua nga puna në mars 2023 kur u zbuluan dyshimet për aktivitete të paligjshme. Gjatë kësaj periudhe ajo mbajti poste në disa agjenci qeveritare të shtetit të Nju Jorkut.

Linda Sun dyshohet se ka vepruar në emër të qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Partisë Komuniste Kineze ndërsa punonte për qeverinë e shtetit të Nju Jorkut. Linda Sun "nuk u regjistrua asnjeherë si agjente e huaj", thanë prokurorët federalë, dhe ka "fshehur veprimet me urdhër, kërkesë ose udhëzim të qeverisë së Kinës dhe përfaqësuesve të Partisë Komuniste të Kinës".

Linda Sun dhe bashkëshorti i saj Chris Hu, u arrestuan në shtëpinë e tyre në Long Island të martën. Ata nuk pranuan fajësinë për aukuzat gjatë paraqitjes në një gjykatë federale në Bruklin të martën. Chris Hu përballet me akuza për pastrim parash, mashtrime bankare dhe keqpërdorim të mjeteve të identifikimit.

Prokurori federal Breon Peace tha se "skema e paligjshme pasuroi familjen e të pandehurit me një vlerë prej miliona dollarësh." Linda Sun dyshohet se kur punonte për qeverinë e shtetit të Nju Jorkut dhe atë të Kinës, ajo me sukses kishte frenuar qasjen e zyrtarëve të qeverisë tajvaneze tek zyrtarët e nivelit të lartë të Nju Jorkut.

Njoftohet gjithashtu se Linda Sun se ka ndryshuar mesazhet e zyrtarëve të nivelit të lartë të shtetit të Nju Jorkut mbi çështje me rëndësi për Kinën dhe Partinë Komuniste të Kinës. Akuzat ndaj zonjës Sun përfshijnë një përpjekje për të lehtësuar udhëtimin e një politikani të nivelit të lartë të shtetit të Nju Jorkut në Kinë dhe caktimin e takimeve për vizitat e delegacioneve të qeverisë kineze me zyrtarë të qeverisë së shtetit të Nju Jorkut.

Sun dhe Hu morën shpërblime të rëndësishme ekonomike lidhur me angazhimin e tyre në mbështetje të Kinës, duke përfshirë miliona dollarë për biznesin e zotit Hu me bazë në Kinë, udhëtime falas, mbështetjen e biznesit të një miku të ngushtë të familjes dhe punësimin për kushëririn e zonjës Sun në Kinë.

Linda Sun dhe bashkëshorti i saj "pastruan miliona dollarë për vendin e huaj dhe përdorën përfitimet monetare të kësaj skeme për të blerë automjete luksoze dhe prona miliona dollarëshe këtu në Nju Jork", tha Thomas M. Fattorusso, agjent special i ngarkuar me hetimet penale në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme në Nju Jork.

Me paratë e tyre të pastruara, çifti bleu një shtëpi prej 4.1 milionë dollarësh në Long Island, një godinë me vlerë 2.1 milionë dollarë në Honolulu të Havait dhe disa makina të shtrenjta, duke përfshirë një Ferrari të vitit 2024.

Sun nuk raportoi asnjë nga përfitimet që mori nga Kina, siç kërkohet nga ligji për një punonjës të qeverisë së shtetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë, zoti Hu pastronte në mënyrë të paligjshme para përmes llogarive bankare që ai hapi në emër të një të afërmi, thanë prokurorët. Chris Hu ka përdorur në mënyrë të paligjshme një imazh të patentës së shoferit të një të afërmi për të hapur llogaritë bankare./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave