TIRANË – Që prej ditës së sotme, kombëtarja shqiptare e futbollit do të drejtohet nga italiani Gianni de Biasi.
Federata shqiptare e futbollit konfirmoi se është firmosur një kontratë dy vjeçare me ish-qendërmesfushori italian i futbollit e mandej trajneri i skuadrave të Breshias, Torinos dhe Udinezes.
Pas largimit të trajnerit Josif Kuzhe, ajo e Gianni De Biasit dukej të ishte kandidatura më e parapëlqyer nga krerët e FSHF-së. Ndërkohë që për italianin kjo është eskperienca e parë e drejtimit të një skuadre kombëtare.