Një javë fantastike e janarit po vjen për beqarë... horoskopi për sot

Një javë fantastike e janarit po vjen për beqarë... horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të dielen po përjetoni një fundjavë në përputhje me javën e kaluar. Një muaj e një vit reflektimi hapet, duke folur sentimentalisht, për ata që nuk kanë një histori. Shmangni më të menduarit për të kaluarën.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të dielen do keni përjetuar ditë fantastike. Beqarët janë të rrethuar nga një atmosferë e bukur, ndërsa ata që e duan njëri-tjetrin mund të fillojnë të bëjnë plane dasmash duke filluar nga ky muaj.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të dielen ato që vijnë do të jenë ditët e fundit me Venusin në shenjë. Përfitoni prej tij me besim. Mund të mendoni për të çuar përpara një projekt si martesa, bashkëjetesa ose të kesh një fëmijë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të dielen njohjet e reja do rezultojnë të rëndësishme për beqarët. Një histori e lindur gjatë kësaj periudhe mund të kthehet në diçka vërtet të rëndësishme dhe të veçantë për shumë prej jush.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të dielen për beqarët vijnë ditë më të mira se ato të mëparshmet. Nga ana tjetër, çiftet, nëse kanë baza të mira, mund t'i kapërcejnë debatet me qetësi dhe relaksim.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të dielen një javë fantastike e janarit po vjen për beqarët që më në fund janë gati për të kapur hapin, ndërkohë që disa çifte tashmë kanë pak kohë që po luftojnë me konkurrencën e kotë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të dielen zemrat e vetmuara dhe ata që përjetojnë emocione të pasigurta duhet të jenë të kujdesshme. Për çiftet, së shpejti Jupiteri më në fund nuk do të jetë më kundër tyre. Kjo do të thotë që paqja mund të kthehet pas një periudhe stresi dhe tensioni.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të dielen java e ardhshme do të jetë një javë e mirë. Për beqarët, harrimi i hidhërimit nuk është i lehtë, por gjithsesi duhet të provoni. Nëse në çift ka dyshime, është e drejtë t'i ekspozoni. Përballuni me guxim edhe çështjet e mprehta.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të dielen për beqarët ajo që po përjetoni është një periudhë verifikimi, ndërsa mbreti i yjeve këshillon çiftet të shmangin diskutimet. Sidomos ato të padobishme dhe të bezdisshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të dielen ata që janë dashuruar për shumë kohë tani duan të thellojnë lidhjen. Mund të jetë koha e duhur për të realizuar një ëndërr siç është bashkëjetesa apo kush e di, ndoshta të kesh fëmijë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të dielen disa beqarë ndonjëherë duken të hutuar nga dashuria, në jetën në çift mund të rikuperohet një lidhje e cila prej disa kohësh është në krizë. Por duhet shumë vullnet.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të dielen beqarët janë të lënduar nga e kaluara dhe janë në kërkim të sigurisë. Raportet e përfunduara nuk mund të rikuperohen. Kjo vlen edhe për punën nëse ka vonesa ose diçka nuk po shkon mirë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki