Një javë pasi u zhduk nga Fieri gjendet në Vlorë 35-vjecari! ‘Pa Gjurmë’ e lokalizon në spitalin psikiatrik

Humbi gjurmët më 8 qershor të këtij viti, nga shtëpia e tij në Roskovec të Fierit gjendet pas një javë në qytetin e Vlorës Klodian Myftaraj. Menjëherë pas denoncimit të zhdukjes së 35-vjeçarit në emision "Pa Gjurmë" falë shumë telefonatave që mbërritën gjatë transmetimit live u lokalizua vendndodhja e 35-vjecarit në qytetin bregdetar të Vlorës. Një nga të shumtat dëshmi tha se babai i dy fëmijëve, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ishte parë afër një banke, pranë kinoteatrit në qytetin e Vlorës.

Stafi i emisionit "Pa Gjurmë", në bashkëpunim me policinë e qytetit verifikuan informacionet e dhëna nga qytetarët duke arritur në gjurmët e 35-vjeçarit, i cili kishte përfunduar në spitalin psikiatrik. Pas konfirmimit të informacionit, gazetari Ermal Qorri u nis nga Tirana në drejtim të qytetit bregdetar së bashku me prindërit e Klodianit, të cilëve iu dha ky lajm i mirë. Menjëherë sapo mbërritën në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, pas shumë ditësh e netësh në ankth për gjendjen e të birit, nëna u lejua të takohej më duke iu nënshtruar protokollit të sigurisë për shkak të situatës nga koronavirusi.

VIDEO /Emisioni i plotë

 

Djalin e gjetëm në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi ai nuk ka marrë ilaçet me të cilat kurohej që kur u largua nga shtëpia më 8 qershor. Ai nuk fliste shumë. Kishte temperaturë dhe kollë kam frikë se mos është me koronavirus. Ai largohej shpesh nga shtëpia. Unë do ta ruaj djalin se jam nënë, por me se do ta mbaj. Ne jemi në kushte të vështira. Ai kurohet por kemp nuk merr. Unë jam e vetme që kujdesem për të dhe shpesh e kam të pamundur ta mbaj, se po nuk jam unë ai ikën. Ilaçet ia jap unë, se ai nuk din ti pijë', rrëfen nëna.

35-vjeçari është duke iu nënshtruar tashmë trajtimit mjekësor në spitalin psikiatrik, aty ku do të qëndrojë për pak ditë. Klodiani ishte përdorues edhe i lëndëve narkotike, ndërsa është babai i dy fëmijëve. Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ udhëtoi edhe në familjen e tij e cila jetonte në kushte tejet të vështira ekonomike. 35-vjeçari u largua nga shtëpia mëngjesin e 8 qershorit pasi doli nga banesa. Gjatë një komunikimi me telefon babai i Klodianit tha se djali i tij ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me një 5 mijë lekë të vjetra në xhep, nuk ishte hera e parë që ai largohej nga banesa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë