Një jetë me skulpturën, rrëfimi i Perikli Çulit: Arti do forcë, përkushtim dhe dashuri (VIDEO)

Me 80 vepra arti në mermer, alabastër, gur natyror, qeramikë, instalacione metalike, grafika dhe fotografi rikthehet skulptori Perikli Çuli tek publiku në Muzeun Historik Kombëtar.  Gjatë inaugurimit të ekspozitës “Universi” mes miqve, kolegëve edhe familjarëve, vet artisti, i cili këtë ekspozitë ja dedikon bashkudhëtares së tij më të mirë në jetë, gruas së tij, Lejlës, teksa tha se në vendin tonë duhet të krijohen më shumë mundësi për skulpturën,  shprehu edhe dëshirën që të ketë një ‘matës’ për bukurinë, që këto vepra duhet të përcjellin. Për kamerën e “ReportTV” artisti rrëfen emocionet e udhëtimit të tij artistik, në 60 vite.

 “Arti do forcë, përkushtim, dashuri. Arti është shumë i vështirë për t’u bërë. Ata që e shikojnë, dinë edhe ta kuptojnë, sepse arti është ndjeshmëri, nuk është shkencë e aq më pak politikë. Por është një spiritualizëm i jashtëzakonshëm, ku derdhen emocionet edhe estetika më e bukur  që qëndron rreth e qark njeriut. Prandaj artisti është gjithmonë në përpjekje, si ta bëjë bukur, që ta pëlqejnë. Si ta bëjë që të jetë edhe e përshtatshme me kohën, sikundër edhe ne ndodhemi sot këtu në këtë muze, në të cilin është historia e të gjithë Shqipërisë, që ka një nga sallat më brilante, që mua më bën të ndihem, sikur  nuk jam këtu, por në Paris, në Londër apo në një qytet tjetër”, shprehet skulptori Perikli Çuli.

Disa nga veprat e njohura, që janë ekspozuar në hapësira publike brenda vendit janë “Toka jonë” në qytetin e Lushnjes, “Ylli i lirisë” në Qukës të Librazhdit, “4 heroinat e Mirditës”, për të cilat sot i dhëmbë, që është shkatërruar nga dora e njeriut, për të mos harruar edhe veprën, me të cilën mori jetë udhëtimi i tij në skulpturës, “Tanush Topia”.

 “Ndërkohë, që ju më pyesni, po më prekni shpirtërisht, sepse 4 cucat ishin katër vajzat, ato ishin adoleshente... Odhise Paskali më tha: Bëje bukur o djalë. Në Mirditë u pranua projekti në popull... Ndërsa, vepra e parë që kam bërë është Tanush Topia edhe pastaj, Mirditoret. Nëpërmjet saj unë do të vendosja nëse do ta vazhdoja skulpturën, ose nëse do ta lija përgjithmonë. Topia ishte një nga figurat që ka mbrojt kalanë e Krujës, unë për të kam rrëzuar në studio 6 variante, derisa në fund u shastisa për vete. Kur erdhi Kristaq Rama, i cili ishte në ministri në detyrë, tha që do të vini që të merrni pagesën e aprovimit. Nuk dha asnjë opinion. Unë kisha emocion”, thotë Çuli.

Shqetësim për artistin është edhe koncepti i gabuar urbanistik, që në vendin tonë ka përjashtuar skulpturën e parkut.

“Është një problem i madh, se artistët nuk kanë treg. Nuk është vetëm për shitjet, së pari, është për urbanistikën që nuk është në rregull. Akoma nuk është e qartë se çfarë vepre duhet që të vihet në hyrje të Tiranës, në vendin më të bukur në Europë. Atje duhet që të vendoset një vepër që  të tregojë Shqipërinë e fortë edhe të bukur, që të zbukuron shpirtin”, vijon më tej artisti.

Ekspozita “Universi” do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg