Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur, ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë. Përveç lajmit emocionues, ajo ka prezantuar për herë të parë publikisht partnerin e saj, duke konfirmuar lidhjen e tyre romantike.
Në një postim në Instagram, Samanta ka ndarë një foto ku shfaqet krah partnerit të saj dhe me barkun e rrumbullakosur. Me fjalë të ndjera, ajo ka shkruar:
“Ne të tre… Një kapitull i ri po fillon… S’mund të pres të të takoj, vogëlush”
Për vite me radhë, Samanta ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg syrit të publikut. Megjithatë, thuhej se ajo është e fejuar prej disa vitesh. Partneri i saj, Chris Miele, i propozoi këngëtares më 29 dhjetor 2021, dhe artistja i tha “po”.