“Një këngë për jetën”, artistët: Ejani blini një biletë, të shpëtojmë një jetë

 “Një këngë për jetën”, artistët: Ejani blini një biletë, të shpëtojmë një jetë

Kauza “ Një këngë për jetën” do të bashkojë në 11 prill artistët shqiptarë ne orën 19.30 në sheshin Skënderbej, ku do të organizohet  një koncert bamirësie, me pjesëmarrjen e shumë artistëve të njohur si: Aurela Gace, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Sabri Fejzullahu, Eli Fara, Xhensila Myrtezaj, Mirush Kabashi, Bujar Asqeriu, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri. Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë për fëmijët që vuajnë nga kanceri. 

Shoqëria në përgjithësi haset me probleme të cila ndoshta ndonjëherë bëhen të pamundura për t’u zgjidhur, por bota gjithmonë bëhet më e bukur kur ka solidaritet dhe njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin. Ndoshta njerëzit e thjeshtë janë ata që e kanë pak më të vështirë të gjejnë një rrugëzgjidhje dhe kanë shpesh herë nevojë për ndihmën e dikujt që ka në dorë diçka më shumë.
Po të flasim për sëmundjet e pashërueshme, kemi folur për kura shumë të kushtueshme, për shuma marramendëse. Vetëm ata qe e kanë provuar një situatë të tillë e dinë kalvarin e vuajtjeve qe përveç dhimbjes duhet të përballen edhe me këto shuma parash.

Por kur ka iniciativa të cilat në fokus kanë ndihmën, duket se edhe gjërat shkojnë më mirë. Sidomos kur bëhet fjalë për artistë të cilët bashkohen për një kauzë kaq të rëndësishme dhe të prekshme çdo ditë, siç është sëmundja e kancerit. Kur arti bëhet bashkë për një qëllim kaq të rëndësishëm, një dritë në fund të tunelit mund të shihet. Ku ka më mirë se një këngë të kthehet në një ditë jete?

Një nismë e tillë është dhe ajo që do të zhvillojë një koncert më datë 11 prill, në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej.
Po flasim për “Një këngë për jetën”, një organizim kryesisht nga të rinjtë por jo vetëm, i cili do të bëjë bashkë artistë të mirënjohur si Aurela Gace, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Sabri Fejzullahu, Eli Fara, Xhensila Myrtezaj, Mirush Kabashi, Bujar Asqeriu, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri etj..

Të ardhurat e këtij koncerti, biletat e të cilit kushtojnë nga 500, 1000 dhe 5000 në bazë të pozicionit, do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga kanceri. Kur ne të gjithë bëhemi bashkë, mund t’i japim një shans këtyre fëmijëve për të jetuar, një mundësi për të ndjekur ëndrrat e tyre dhe mos të ndërpresin në mes dëshirat dhe planet e së ardhmes. Lufta është e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Të gjithë bashkë mundemi. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred Abazi: 09/04/2018 20:26

    Ku mund të gjenden biletat? Faleminderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja