'Një kg shalqi shitet 12 lekë në Divjakë', fermerët: Ka rënë eksporti, prodhimi ka mbetur pa shitur

Prodhimi i shalqirit këtë vit është i mbarë, por fermerët e Divjakës që janë prodhuesit më të mëdhenj në vend thonë se mungesa e tregut ka bërë që çmimi të bie nën kosto. Në Divjakë aktualisht shalqiri shitet me 12 lek për kg, pavarësisht se në tregjet të tjera e gjen shumë më shtrenjtë.

Fermerët shfrytëzojnë elementet teknike për të dalë të parët në treg me kulturën e bostanoreve dhe kryesisht të shalqirit. Këtë vit, prodhimi është i bollshëm dhe cilësia e mirë, por fermerët përballen me vështirësinë e tregtimit.

"Sivjet është cilësia shumë e mirë nga ndikimi i kohës, por çmimet janë shumë të ulëta në krahasim me vitet e tjera. Tani e kemi me 12 apo 13 lek për kg", tha në fermer.   

Në rënien e shitjeve ka ndikuar edhe pandemia, pasi vitet e tjera një pjesë e mirë e prodhimit shkonte për eksport.

"Tregjet për jashtë janë të bllokuara, ndërsa tregu i brendshëm ka kërkesë të ulët në krahasim me prodhimin", tha ai.

Ndërsa një tjetër fermer shprehet se "po punojmë vetëm që të marrim leket tona që kemi investuar, se fitim nuk. Ne kemi shpenzime për vaditjen, se mjetet punojnë me naftë".

"Eksporti është gjëja më kryesore që ka ndikuar në mungesën e tregut", tha një fermer.

Fermerët thonë se në Divjakë një kg shalqi shitet 12 lek, çmimi më i ulët i 10 viteve të fundit.

"Jemi duke shitur nën kosto sepse nën 20 lek është në humbje për ne. Bëhet fjalë për prodhimin e parë, sepse pastaj çmimi bie edhe më shumë. Po na shkon mundi dëm. Me 10-15 sa është tani as koston nuk mbulojmë prodhimi i dyte del edhe me çmim me te lire", tha fermeri.

Mungesa e kontratave me grumbulluesit është një problem i mbartur prej vitesh.

"Duket te ketë rregulla në treg të mos luhatet çmimi kaq shumë, siç punon agro-turizmi i botës dhe në rast humbje duhet të mbulojë shteti në fund", u shpreh ai.  

Fermerët e Divjakës prej vitesh janë specializuar për kultivimin dhe tregtimin e perimeve ne fushe te hapur. Mikroklima e favorshme ne këtë zonë, toka e përshtatshme dhe përkushtimi dhe specializimi i fermerëve bën që mbi 35 % e sipërfaqes së tokës së punueshme në këtë zone te mbillet me kulturën e shalqirit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Staplerfahrer: 26/06/2020 08:17

    30 vjet akoma rrumpall,, nuk ka organizejshen

    Përgjigju
  • Iris: 26/06/2020 01:25

    Ketu ne U.S.A.shalqini shitet 3.99-5$,nuk e di sa eshte I konvertuar ne lek,por kur shkon 7$ e lart zor se gjejne bleres.Sa per fermeret shqiptare a keni menduar te ngrini punishte perpunimi te frutave?Ketu shitet dhe leng shalqini,gjithashtu perdoret dhe ne karamele.

    Përgjigju
  • Lui: 26/06/2020 00:18

    Hengra nje shalqi para ca ditesh dhe ishte skandal

    Përgjigju
  • kasemi: 25/06/2020 22:26

    silleni ne itali. kushton te pakten 600 lek me shumice. silleni me avion.

    Përgjigju
  • Kozma: 25/06/2020 19:50

    E dini pse nuk shitet me, sepse bota mesoj qe shalqiri ne Shqiperi behet me vaskina, ose ndroni menyren ose futeni atje qe dini. Na ngopet me shalqiri qe vetem shalqiri nuk eshte.

    Përgjigju
    • Alvin: 29/06/2020 03:20

      Tja japin kalamajve të vet ta hajne përpara pastaj ta provojnë kalamajte tonë. Viti i dytë që nuk haj shalqi nga këta kurvat që s'lejnë ilaç pa i hudh

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren