TIRANE - Një komision me katër anëtarë do të ketë në dorë fatin e hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit komunist. Me çeljen e sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të nisë punën për ngritjen e autoritetit te për hapjen e dosjeve të regjimit diktatorial. Në një intervistë për TV A1Report kryetarja e nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut Vasilika Hysi tha se ky autoritet do të jetë gati në muajin shtator dhe në përbërjen e tij do të jenë 4 anëtarë.
“Sipas ligjit janë katër anëtarë të cilët do të përzgjidhen në këtë rast nga kuvendi dy do të jenë përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, një do të vijë nga organizatat e te drejtave të njeriut dhe një nga shoqatat e të përndjekurve politikë”, - u shpreh deputetja Vasilika Hysi.
Sipas Hysit kandidatët për anëtarë do t’i nënshtrohen një konkursi publik e më pas të përzgjedhurit do të votohen në parlament.
“Stafi i kuvendit do të njoftojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për listën e personave të cilët janë vetëofruar për të konkurruar dhe njëkohësisht më pas do të ketë dhe një dëgjesë publike me të gjithë kandidatët. Pasi bëhet dëgjesa e të gjithë kandidatëve personat që të shkojnë për miratim në seancë plenare duhet të marrin së paku firmën e 28 deputetëve por kjo procedurë nuk e pengon që një kandidat me firmën e 28 deputetëve ti nënshtrohet ose ti futet konkurrimit”, -tha Hysi.
Të preferuar për të qenë pjesë e Autoritetit janë ata që kanë eksperiencë në fushën e arkivave, historisë, sigurisë kombëtare dhe që kanë njohuri të dokumentuara mbi punën dhe metodat e ndjekura nga ish-Sigurimi i Shtetit.
Nga data 24 korrik deri në datën 22 gusht te interesuarit do të kenë mundësi të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm :
• Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
• CV-në
• Librezë e punës.
• Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë, diplomë “Master shkencor” ose tituj të ekuivalentuar me të.
• Vertetim të gjëndjes gjyqësore që nuk ka qënë i dënuar penalisht.
• Deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike.
• Deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.
• Deklaratë që kandidati nuk ka mbajtur asnjë prej detyrave apo cilësive, të përcaktuara në nenin 9, pika 1, gërma ‘ë’ e ligjit nr 45/2015 datë 30.04.2015 “Për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO