Një kryebashkiak musliman në
Londër, edhe mik i shqiptarëve

Një kryebashkiak musliman në<br />Londër, edhe mik i shqiptarëve
Sadiq Khan, i Partisë Laburiste do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Londrës. Për herë të parë në histori, Londra do të ketë një kryebashkiak mysliman, me origjinë jo angleze.
 
Sipas mediave britanike, Khan është fituesi i pakontestueshëm i garës për kryetar të Londrës, pasi janë numëruar 80% e votave dhe Khan kryeson bindshëm ndaj rivalit të tij kryesor në këtë garë, konservatorit, Zak Goldsmith.
 
Djalë i emigrantëve pakistanezë, myslimanë, u rrit në një banesë në Londër së bashku me 7 vëllezër. Me një baba shofer autobusi dhe nënë rrobaqepëse, Khan lindi në Londër në vitin 1970. U rrit së bashku me 7 vëllezër në një “shtëpi këshilli” në kryeqytetin britanik.

Studioi Drejtësi në Universitetin e Londrës. Avokat i specializuar për të drejtat humane, në vitin 2005 hyri për herë të parë në Parlament.

U bë politikani i parë mysliman me prejardhje aziatike. Ish-ministër i Drejtësisë në opozitën laburiste të drejtuar nga Ed Miliband, Khan ishte dhe nënsekretar për komunitetet etnike dhe lokale dhe më pas në vitin 2008 Ministër Transportesh.

Edhe mik i shqiptarëve
Kur mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar ai foli me nota pozitive për shqiptarët.

“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitoj Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel