Një letër e rrallë e Selman Rizës dërguar tim ati, Dritëro Agollit
-Letra përmban vëzhgime kritike gjuhësore e stilistike për poemën “Baballarët”. U mahnita se ç’gjuhë e stil të kulluar kishte në 1969-n, albanologu i përndjekur nga regjimi.
Shkrimtari Dritëro Agolli dhe albanologu Selman Riza
Në morinë e dorëshkrimeve, letërkëmbimeve e dosjeve të shumta të tim eti,, letërkëmbimi me prof. Selman Riza është më i veçanti. Dallohet një respekt e miqësi e ndërsjelltë. Në bisedat familjare shpesh përmendej ,po ashtu, albanologu dhe atdhetari i përveçëm prof .Riza.
Një letër e tij në kohën kur ishte larguar nga Instituti i Gjuhësisë dhe shërbente në muzeun dhe bibliotekën e Beratit, dëshmon shumë më tepër se çdo dokument historik, mendjehaptësinë, kulturën e komunikimit , çiltërsinë dhe kurajon për të vijuar jetën e intelektualit të rrallë edhe në kushtet e vështira të jetesës në Berat , larg qendrës studimore albanologjike .
Letra e shkruar në vitin 1969, të befason me zhdërvjelltësinë e bukurinë e gjuhës . Në fakt ajo përmban vëzhgime kritike gjuhësorë e stilistike për poemën “Baballarët” , botuar nga Dritëroi po atë vit:
“I dashamirësuari Dritëro Agolli,
Në poemën tuaj(jo)të fundit (brendinë e së cilës unë prozaikisht do ta përmblidhnja kështu:”vlerësim reciprok ekzaltues i dy brezave barabar heroikë”),përdorja alternative”baballarë(t)”:”etrit tanë” mendoj se përbën një keqkuptim gjuhësoro-stilistik, midis tjerash, për këto arësye:
1) Në letërsinë tonë fjala “baballarët”(psh. “të kombit “) është përdorur më fort si pezhorative;
2) Në titullin dhe trupin e poemës , emri “baballarët”patjetër është më i pacaktuar , më indirekt dhe, si të thuash, më i ftohtë se togfjalëshi “ etrit tanë”;
3) Përdorje alternative të këtyre dy quajtjeve unë në trupin e poemës nuk i gjeta dot asnjë funksion diferencues të asnjë lloji;
4) Si kumbim, fjalës “baballarët” a nuk është për t’iu parpëlqyer togfjalëshi “etrit tanë”?
5) Si prejardhje , anadollakizmit kaba “ baballarët” a nuk është gjithashtu për t’iu parpëlqyer lashto-shqiptarizmi i zhdërvjelltë”etrit tanë”?
Mora këtë mundimth për të ju kumtuar këtë vërejtjezë një sepse nga ribotimi i poemës suaj kaq të brumët si brendi e kaq të hovshëme si derdhje mund dhe duhet mënjanuar edhe ai më i lehti stonim stilistiko-gjuhësor , dy sepse desha të krijonj vehtes rastin për tëju shprehur dashamirësinë time dhe respektin tim .
12.6.1969
Selman Riza
Pranë Bibliotekës së Shtetit
Berat
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.4%
-
Jo
60%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës: Neveria ime per Migjenin
17 Dhjetor 2024, 08:44
-
SPECIALE/ Pasionin e Jup Kastratit për gjuhën nuk e shuajti as Partia! Gjuhëtari i vendosur që refuzoi urdhrin e Komitetit
14 Dhjetor 2024, 11:30
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor 2024, 12:27
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56
-
Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues
10 Dhjetor 2024, 19:06
-
Përgatitet për botim vepra e albanologut Jup Kastrati! 100-vjetori i studiuesit, konferencë shkencore në Akademi
30 Nëntor 2024, 12:17
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor 2024, 11:02
KJo eshte miqesia e vertete, e sinqert e shume miqesore.Kjo eshte nje venerim prinderor dhe e urret prej nje autoriteti kompetet.
PërgjigjuKJo eshte miqesia e vertete, e sinqert e shume miqesore.Kjo eshte nje venerim prinderor dhe e urret prej nje autoriteti kompetet.
Përgjigju