Një makinë u printe para dhe vëzhgonte për policë, një tjetër transportonte drogën! Arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Një makinë u printe para dhe vëzhgonte për policë, një tjetër transportonte drogën! Arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

LEZHË-  Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se janë kapur duke transportuar lëndë narkotike në makinën e tyre tip 'Benz'.

Të arrestuarit janë I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër. Këtyre personave u janë sekuestruar edhe 52 kg kanabis.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sendiljen e pasme dhe në bagazh edhe lënda narkotike.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se mjeti tip "Benz" që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë. Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e tij.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi