ELBASAN-Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të emigrantëve që vijnë nga Greqia duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për në vendet e BE-së kundrejt fitimit. Nga operacioni është arrestuar një 72-vjeçar me inicialet B.M. banues në Tiranë
Sipas policisë ai është kapur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik duke transportuar me makinën e tij 16 sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit nga Greqia.
Po sipas policisë, i moshuari do i transportonte drejt Malit të Zi kundrejt fitimit 450 deri në 1000 euro emigrantët nga vendet e treta. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.