Një muaj nga fillimi i luftës, Zelensky bën thirrje për tubim global: Bota duhet të ndalojë luftën

Një muaj nga fillimi i luftës, Zelensky bën thirrje për tubim global: Bota duhet të ndalojë luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka mbajtur fjalime video gjatë natës që nga fillimi i luftës, u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të protestojnë publikisht të enjten, në përvjetorin e një muaji të pushtimit nga Rusia.

"Lufta e Rusisë nuk është vetëm lufta kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë," thotë Zelensky, duke mbajtur për herë të parë fjalimin e tij në anglisht.

“Rusia filloi luftën kundër lirisë”, vazhdon ai, duke shtuar: “Ky është vetëm fillimi për Rusinë”.

"Rusia po përpiqet të mposht lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë. Të gjithë njerëzve në botë. Ajo u përpoq të tregonte se vetëm forca mizore ka rëndësi. Bota duhet të ndalojë Rusinë. Bota duhet të ndalojë luftën. Tashmë një muaj. Kaq kohë. Më thyen zemrën, zemrat e të gjithë ukrainasve dhe çdo njeriu të lirë në planet," vazhdoi më tej ai.

Zelensky bëri thirrje për demonstrata në rrugë dhe për protestuesit që të marshojnë me simbole ukrainase.

"Ejani në sheshet, rrugët tuaja. Bëjeni veten të dukshëm dhe të dëgjuar," thotë ai.

"Thuaj se njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, paqja ka rëndësi. Ukraina ka rëndësi."


 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ