SHBA - Sipas Washington-it, nëndetësja u zbulua nga sensorët e marinës rreth një muaj më parë. Një nëndetëse nukleare ruse e klasit “Sierra 2”, është pikasur rreth 200 milje nga bregu lindor i Shteteve të Bashkuara. Njësia, e cila sipas disa ekspertëve është pikërisht nëndetësja "Pskov" (foto) - ka kryer disa manovra për të mbajtur nën vëzhgim aktivitetin e bazës së Kings Bay (Georgia), në të cilën ka të paktën 6 nëndetëse atomike amerikane. Aktualisht mjeti lundrues gjendet në ujrat ndërkombëtare larg territoreve amerikane.

Strategjia e Kremlinit - Prezenca e “Sierra 2”, bën pjesë në strategjinë e kremlinit të cilën e kishin bërë me dije në shkurt, rifillimi i patrullimit të ujrave nëpërmjet nëndetseve nukleare. Gjatë këtyre misioneve kryhen ushtrime stërvitore të njësive lindore. Rusët, sigurisht, vëzhgojnë me interes "trafikun" drejt bazave kryesore të SHBA-s, duke mbledhur informacion, duke treguar vullnetin për të monitoruar rrugët statrategjike të lundrimit. Prezenca e "Pskov" (foto), ndjek një tjetër epizod, i ngritur më parë nga "Washington Free Beacon": në gusht një nëndetëse e klasit “Akuala”, ka lundruar për disa ditë në Gjirin e Meksikës, pa u zbuluar nga Amerikanët. Një rrethanë kjo e mohuar nga US Navy. Një ndodhi intriguese ka përfshirë një anije ruse për spiunazhin elektronik. Kur Uragani Sandy po i afrohej bregut të Floridës, autoritetet amerikane autorizuan njësinë - emri në kodë i së cilës është Agi (Axiliar General Inteligence) - të strehoej në portin e Jacksonville.

(bi.ka/shqiptarja.com)