Një nga mrekullitë e arkeologjisë
së Durrësit mbulohet nga trotuari

Arkeologia e njohur Lida Miraj të befason me një foto të sapohedhur në facebook-un e saj. Bëhet fjalë për një nga zbulimet arkeologjike më të mrekullueshme në fushën e mozaikëve të zbuluar ne Mesdhe.

mozaiku durres

Ky mozaik u zbulua në vitin 1947 në Durrës. Mozaiku me sipërfaqe 50 m2 është dyshemeja e një vile luksoze ne qytetin bregdetar. Mozaiku bardhë e zi, qe datohet ne mesin e shekullit I para Kr, është i kompozuar me motive marine: Kalë deti, Delfine, Eros, etj. Është një mister më vete ky mozaik mijëravjeçar që shpreh kulturën e jetesës së banorëve të bregdetit Adriatik dhe që datohet në shekullin e parë pas Krishtit.

“Mozaiku me motive marine, që datohet në shek. I p. Kr., u zbulua në vitin 1947 gjatë disa punimeve për infrastrukturën e qytetit dhe gërmimet u kryen nga Vangjel Toçi. Mozaiku u gërmua në tërësinë e tij në 50 m2. Mozaku u rizbulua dhe u dokumentua ne vizatim te detajuar, në vitet '80 nga Moikom Zeqo dhe gjate kesaj rihapje u morën masa për mbulimin e tij me masa mbrojtjeje.”, shkruan arkeologia Lida Miraj, ndërsa pyet “Po sot?

Mozaiku është akoma aty, ndën një trotuar dhe pret që të rihapet, për të treguar trashëgiminë e pasur kulturore të Durrësit, si një nga qendrat me te rëndësishme te Mesdheut!”. Ç’fatkeqësi e madhe për këtë kryevepër të arkeologjisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake