Në një karrige plastike/ PAMJET E RENDA të vdekjes së ish-komisarit turk gjatë karantinës (VIDEO-FOTO)

Vetëm 2 ditë përpara se të vdiste, një ish-nënkomisar turk, në paraburgim për grushtin e shtetit të 2016-ës në Turqi, kishte kërkuar mëshirën e drejtuesve të burgut Gymushhanes në Stamboll.

“Unë përdor rregullisht ilaçet që ju m'i keni dhënë, por mendoj se po më shkaktojnë shumë efekte anësore. Goja dhe këmba e majtë kanë shenja të mëdha inflacioni. Kam probleme në ecje dhe në të folur. Ndërsa shkruaj këtë letër, kam mpirje në krah. Nuk mund të lëviz më lirisht”,  shkruante Mustafa Kabakçioglu në letrën e tij që mban datën 27 gusht 2020, teksa më 29 gusht u gjet i pajetë në qeli, i vetëm, mbi një karrige plastike.

Shqetësimet e vazhdueshme shëndetësore, autoritetet i përkthyen në dyshime për COVID, e ndaj ish-nënkomisari u detyrua të karantinohet në qeli, teksa dita ditës shëndeti i tij përkeqësohej dhe letrat e vazhdueshme ndaj drejtuesve të burgut nuk merrnin asnjë përgjigje.

Pamjet e rënda të kësaj ngjarje, që vijon të mbahet e fshehtë nga mediat kombëtare turke, janë publikuar vetëm në rrjetet sociale, ofruar nga avokati i 47-vjeçarit të ndjerë, pasi siguroi kamerat e sigurisë brenda qelisë.

47-vjeçari ishte arrestuar në korrik të vitit 2016 dhe që atëherë ka qenë i burgosur edhe pse ndaj tij nuk ka pasur një vendim gjykate  të prerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë