Një oficer i sigurisë në Kanada ofron shitjen e informacioneve Top Secret

Një oficer i sigurisë në Kanada ofron shitjen e informacioneve Top Secret

Një kompani kanadeze në hije që shiste telefona celularë të koduar për kriminelët, nxiti një reagim zinxhirë që çoi në arrestimin e një oficeri kanadez të sigurisë për posedim të dokumenteve shumë të klasifikuara.

Hetimi ndaj Cameron Ortis, një zyrtar i lartë i Kalorësisë Mbretërore të Policisë Kanadeze (RCMP) i cili u arrestua më 13 shtator, filloi kur një hetim i FBI-së në vitin 2018 zbuloi se ai kishte kontaktuar Vincent Ramos, një nga figurat kryesore të "Phantom Secure Communications”.

Kompania e specializuar për shitjen e telefonave celularë të koduar ashtu që organizatat ndërkombëtare kriminale të mund të vëzhgojnë policinë.

Zyrtarët kanadezë thanë se Ortis i ka ofruar t'i shiste Ramos-it "informacione të vlefshme".

Ramos u dënua në maj me 9 vjet burg në SHBA.

Hetimi i mëtutjeshëm çoi tek Ortis, i cili u arrestua me materiale të klasifikuara, për të cilat RCMP tha se ai planifikonte t’i ofronte ndonjë vendi të huaj ose ndonjë grup terrorist.

Materiali ishte aq i ndjeshëm sa një shqyrtim i dokumenteve e shtyri Institucionin Kanadez të Sigurisë së Komunikimit (CSE) të thoshte se nëse materiali do të kishte kaluar në duar të tjera, do t'i shkaktonte dëme të një shkalle "të lartë" jo vetëm Kanadasë, por edhe aleatëve të saj.

"Ky lloj informacioni është ndër më të mbrojturit e aseteve të sigurisë kombëtare, nga çdo standard qeveritar dhe shkon në zemër të sovranitetit dhe sigurisë së Kanadasë", thuhet në vlerësim.

"Vlerësimi paraprak i CSE thotë se dëmet që do të shkaktoheshin nga rrjedhja e këtyre raporteve dhe inteligjenca është e lartë dhe potencialisht shkatërruese në atë që do të shkaktonte dëmtim të rëndë të interesave kombëtare të Kanadasë", thuhet më tej.

Ortis, i cili akuzohet për pjesën e një akti të sigurisë që ka të bëjë me individë që janë "përherë të lidhur për sekrete", u paraqit në gjykatë të premten e kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja