Një pacient i vdekur, pesë të lënduar nga një zjarr në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë

Një pacient i vdekur, pesë të lënduar nga një zjarr në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka konfirmuar më 24 gusht se një pacient ka vdekur për shkak të një një zjarri në njërën nga dhomat në Repartin e Urgjencës dhe Intensivës Psikiatrike të këtij institucioni një natë më parë.

Sipas njoftimit të QKUK-së, zjarri, që la një person të vdekur dhe pesë të lënduar, nisi rreth orës 23:00 në një dhomë të tipit të mbyllur, ku qëndrojnë përkohësisht pacientët që bëhen agresiv dhe humbin vetëdijen.

“Dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Më tutje, në këtë njoftim bëhet e ditur se shenja të helmimit nga tymi kanë shfaqur edhe pesë persona në këtë klinikë – një paciente, dy mjekë dhe dy infermierë. Këta të fundit, siç thuhet në komunikatën e QKUK-së, u lënduan “gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë”.

QKUK-ja bën të ditur se tashmë rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës/REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend