Një park i madh për fëmijë e të rritur do të ndërtohet në Durrës. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama të hënën.
Në një postim në Facebook, Rama specifikoi se Parku i quajtur “Vala” do të ndërtohet në lagjen 18, ndërsa bashkëngjiti një video me projektin 3D.
“Dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, "DUA TË LUAJ", ju uroj një javë të mbarë”, shkroi rama.
Për qytetin e Durrësit u nënshkrua marrëveshja për një tjetër projekt ambicioz në gusht, ai i portit të ri të Durrësit. Porti i ri Turistik i Durrësit pritet që për 6 vite të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro. Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.
-
Tralala...kryeTrapi Rilindjes, akoma me gënjeshtrat 3D, i beson kush? As patronazhistët nuk e besojnë më!
Përgjigju -
Po re po bo banesat perpara o mafioz mos mashtro popullin se dot vijn durrsaket te marin peng
Përgjigju -
Iku koha e Rames tani për 10 vjet vetëm traun në kukes ka ndertuar ! Në 2023 RAMA pret bileten për pushime del ne pension politik!
Përgjigju-
Faleminderit Rames shqipera po' iken oerpara
-
-
Tamam si ai projekti i 100 fushave te basketbollit ne Tirane. Leket firuan dhe fushat nuk jane. Mesues vizatimi.
Përgjigju-
Uje 24 ore pa depozita, mjeksia falas, rruget me sinjalistike sipas standarteve, dhe kto te fundit si mbeshtetja per akademine e barinjve dhe perla te thera
-
-
Beton per Gjushin. Ka ngel pa pune se Velieren e qau me lot.
Përgjigju-
Veliera kerkon vetem 1.8 milion euro dhe mbaron hahaha
-











Komente
Komento