Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky priti në një vizitë liderët francezë, gjermanë, italianë.dhe rumun.
Një foto mes Zelenskyt dhe presidentin francez Emmanuel Macron ka bërë xhiron e mediave sociale, duke qenë se duket mjaft i ‘sikletshëm’.
Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk kanë mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër gjatë konfliktit me Rusinë.
Megjithatë, udhëtimi në Kiev synohej si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën.