Një përrallë për Geraldinën, Elia Zaharia Zogu: Mbretëresha, si tingull i bukur në historinë e shtetit shqiptar (VIDEO)

Elia Zaharia Zogu nuk e kishte menduar asnjëherë se dashuria që kishte për përrallat, do të bënte që një ditë të shkruante “Trëndafilin e bardhë” për një personazh, që e ka adhuruar në jetën e saj, për Mbretëreshën Geraldinë. Si rrallëherë, aktorja kësaj here vjen me këtë përrallë për fëmijë e frymëzuar nga vitet e mbretërisë në Shqipëri ajo rrëfen tingullin më mbresëlënës të saj, mbretëreshën që ka luajtur një rol të rëndësishëm në sfondin e historisë së shtetit shqiptar. Elia ka “anashkaluar” me vetëdije anën politike, për të ndërthurur fëmijërinë e konteshës në Hungari edhe mallëngjimin që ajo pati me traditat tona folklorike në Shqipëri, aq sa do të lindte një histori dashurie mes saj dhe Mbretit Zog, sa do ta bënte “Trëndafilin e bardhë”, që të pranonte të bëhej mbretëresha e shqiptarëve.

“Jam shumë e emocionuar, që po vij me zhanrin e një përralle për shumë arsye. E para, sepse jam rritur me përralla, por jam dhe e lumtur që po sjell një personazh që e adhuroj, aq sa më ka frymëzuar përherë. Po e sjell në zhanrin e përrallës, zhanër i munguar për kohën e mbretërisë, pasi është fol në aspektin historik edhe politik, por asnjëherë me gjuhën e fëmijëve. Figura e mbretëreshës Geraldin, meriton që të vijë si përrallë, sepse është personash shumë kompleks, që ka sjell një tingull shumë të bukur në sfondin e historisë së shtetit shqiptar, për kohën që jetoi në vendin tonë”, rrëfen Elia Zogu Zaharia.

VIDEO/Intervista e plotë

 

Lëkura e bardhë,  sytë bojëqielli edhe flokët e artë të Geraldinës, që fëmijë do të bënin që t’i vishnin këtë epitet që do ta shoqëronte atë tërë jetën.

“Përralla është e bazuar në elemente historikë. Prej vitesh kam bërë kërkime për kuriozitetin tim, kam parë arkivin e fotografive familjare. Përralla është e frymëzuar nga jeta e saj, që nga fëmijëria ku humbi babanë, peripeçitë me të çilat u rritë, deri në momentin që erdhi në Shqipëri, ku u dashurua me Mbretin Zog”, tregon Elia.

E ilustruar nga Ledia Kostandini nuk mungojnë në këtë përrallë as elementët kombëtarë, elementë këta, që edhe vet Elia Zaharia Zogu i ka ruajtur në dasmën e saj me nipin e Geraldinës, Prinç Leka II.

“Elementët kombëtarë janë kryefjalë në përrallën time, sikundër kanë qenë edhe në dasmën time. Kam dashur që të përziej pak kohët, pasi disa gjëra nuk ndryshojnë asnjëherë, admirimi për traditat edhe folklorin ka qenë një nga arsyet kryesore, që mbretëresha Geraldinë erdhi në vendin tonë. Unë dua që fëmijët të jenë vetdijshëm për këtë trashëgimi, që na ka lënë nga e shkuara”, thotë Elia.

Ledia Kostandini, një nga mikeshat më të mira të Elias, prej dhjetë vitesh punon si ilustratore, megjithatë ajo e konsideron një përgjegjësi të madhe punën, që duhet që të bënte për përrallën “Trëndafili i bardhë”.

“Të ndërtoje në përrallë mbretëreshën Geraldinë ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe. Ilustrimi merr edhe rol tjetër në këtë rast, sepse jo vetëm i jep jetë një personazhi, por duhet të jap edhe informaçion kur është zhvilluar ngjarja”, thotë ilustratorja Ledia Kostandini.

Përrallat ushqejnë imagjinatën e fëmijëve, ruajnë shpirtin e tyre të çiltër dhe të pastër, prandaj dëshira e Elia Zaharia Zogut, është që fëmijët jo vetëm të ruajnë këto çilësi brenda vetes, por edhe të njihen më këtë pjesë të historisë së vendit tonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 18/11/2019 17:12

    shume mire ka bere. mbreteria ne shqiperi perralle ka qene qe nga fillimi i saj ...

    Përgjigju
    • bravo: 19/11/2019 10:54

      hahahaha i madh

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës