VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga Erjon Çeloaliaj, i kërkuar për tentativë vrasje në Orikum pas një informacioni se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”.
29-vjeçari dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit tentoi të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.
Lidhur me ngjarjen, Gjykata së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë".
Njoftimi i plotë:
Vlorë
Kapet i kërkuari për tentativë vrasje në Orikum
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operativese se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij dhe konkretisht:
Erjon Çeloaliaj, 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proçeduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal.
Erjon Çeloaliaj dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.