TIRANË - Një 41-vjeçar në gjendje të dehur ka tentuar te hyjë në ambjentet e Kryeministrisë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:07 minuta të mesditës së sotme, kur Arjan Goga i është afruar selisë së qeverisë duke tentuar të hyjë.

Sipas burimeve, Goga këmbëngulte të hynte në Kryeministri, ndërsa kanë përjashtuar mundësinë të kenë patur konfrontim fizik.

41-vjeçari është bllokuar nga Garda dhe u është dorëzuar shërbimeve të Komisariatit Numër 1 të Policisë së Tiranës.

Sipas policisë, ndaj Gogës nuk pritej të ngrihet akuzë që do e mbante atë në paraburgim.

Janë ende të paqarta arsyet e këtij veprimi të Gogajt për faktin se në gjendjen e dehur që ishte nuk mundej t'i merrej dëshmia e plotë dhe e saktë.

Arjan Goga
(Në foto: Me rreth të kuq personi që tentoi të futej në Kryeministri (majtas) dhe në komisariat (djathtas).

Redaksia online
(gxh/ac/shqiptarja.com)