Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".
Trajneri u pyet për pikën që mund të na dërgojë në Europian edhe matematikisht, teksa kërkoi që të tijtë të rrinë me këmbë në tokë pasi është herët për llogarinë.
"Unë nuk besoj te një njeri, besoj te struktura. Jam i kënaqur. Puna nuk bëhet vetëm. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, por nuk jemi në Europian.
Na nevojitet një pikë? E thashë në mars, është një grup i vështirë. Më pas duhet të presim. Në këtë moment është e pamundur për t'u kuptuar. Kemi edhe ndeshjet e tjera që kundërshtarët luajnë në grupin tonë. Le të qëndrojmë me këmbë në tokë", tha Sylvinho.
Me këtë sukses, tanët janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024" që zhvillohet verën që vjen. Tanimë kuqezinjtë në muajin nëntor udhëtojnë për përballjen me Moldavinë në datën 17, teksa më 20 nëntor presim Ishujt Faroe.
Në ndeshjen tjetër të grupit, po sot Polonia mundi 0-2 Ishujt Faroe. Shqipëria me 13 pikë mban kreun e grupit E, duke lënë pas Poloninë me nëntë pikë, Çekinë dhe Moldavinë me tetë pikë dhe Ishujt Faroe me një pikë.
S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.8%
-
Jo
76.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 1887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuza qeverisë për fryrje të administratës, Tabaku: Shteti rritet, Shqipëria po zbrazet!
16 Mars, 13:43
-
Play-off-i i Kupës së Botës/ Ndeshja Poloni - Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Frikë nga huliganët vendas
16 Mars, 12:21
-
Legjionarët/ Seferi shënon me Bodrumsporin, Stiven Shpendi realizon për Empolin! Dëmtohet Manaj, Broja merr minuta
16 Mars, 11:42
-
Tiranë/ 21-vjeçarja denoncon në polici punëdhënësin: Më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirën time! Arrestohet 48-vjeçari
16 Mars, 11:08
-
Tiranë/ Tritol automjetit të 36-vjeçarit, e porositi vrasësi me pagesë nga burgu i Fushë-Krujës! Shkak prishja e pazareve të drogës, 7 në pranga (EMRAT + VIDEO)
16 Mars, 09:19
-
Renditja/ Dinamo 'pa busull', Teuta 'e thyen' 0-1 në Tiranë! Vllaznia dhe AF Elbasani me pikë të barabarta në krye
16 Mars, 08:48
-
Superliga/ Vora dhe Partizani barazojnë 2-2, 'Demat' shënuan në limite dhe me një lojtar më pak
15 Mars, 17:10
-
Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, Rama: Respekt për profesionistë që mbrojnë jetën me jetë
15 Mars, 13:46
-
Përplasje brenda PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye
15 Mars, 09:23
-
Ndërron jetë në QSUT foshnja 2 muajshe nga Korça, ndodhej në gjendje kritike prej disa ditësh, shkak dyshohet kequshqyerja! Prokuroria nis hetimet
14 Mars, 22:38
-
KF Tirana merr tri pikë jetike për mbijetesën, fiton 1-0 kundër Bylisit në ‘Selman Stërmasi’
14 Mars, 17:41
-
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës
14 Mars, 17:35