Një pjesëtar i ekuipazhit dyshohet për koronavirus, trageti GNV i linjës Bari-Durrës-Bari futet në karantinë

Një pjesëtar i ekuipazhit dyshohet për koronavirus, trageti GNV i linjës Bari-Durrës-Bari futet në karantinë

Trageti 'Azzurra' i vendosur ne karantine

Një traget i linjës Bari-Durrës-Bari është futur në karantinë me të gjithë ekuipazhin brenda pasi një prej pjesëtarëve të personelit të tragetit ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Trageti ‘Azzurra’ në linjën GNV, ka kryer udhëtime Bari-Durrës- Bari deri më 9 mars dhe më pas u fut në karantinë për shkak të dyshimeve se një person i ekuipazhit mund të jetë i infektuar me koronavirus.

Aktualisht në trageti ndodhet në karantinë dhe vetizolim i gjithë ekuipazhi, ndërsa personi që dyshohet se mund të jetë infektuar ndodhet në spital. Në lidhje me ngjarjen nuk ka detaje të tjera nga autoritetet italiane.

Trageti ndodhet i ankoruar në Portin e Barit, ndërsa shfaqet me rëndësi dhe mënyrë urgjente që Autoriteti Portual të sqarojë situatën, sepse në këto raste informacioni dhe transparenca ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e covid 19.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Udhetar: 19/03/2020 19:58

    Keta tragete rrengalle qe bartin lloj lloj semundjes asnje institucion shteteror nuk i kontrollon. Edhe kur shkon ti kontrolloj ndonjeri , merr zarfin dhe ikin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera