Një pjesëtar i KFOR-it në Kosovë është gjetur i shtrirë pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Ndërkohë që më pas është njoftuar se ai ka humbur jetë pasi dyshohet sa pësuar infarkt. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se disa pjesëtarë të KFOR-it e ndërprenë reanimimin për shkak se ai s’pati shenja jete.
“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete”, thotë Veseli.
Trupi i pjesëtarit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është transportuar me helikopter të KFOR-it.