Një rast, që tregon se gjithë kauza e PD-së për vjedhjen e zgjedhjeve është ngritur mbi thashetheme

Një rast, që tregon se gjithë kauza e PD-së për vjedhjen e zgjedhjeve është ngritur mbi thashetheme

Ivi Kaso

Deri më 25 prill në darkë, zgjedhjet për Partinë Demokratike ishin në rregull.

Gjithçka ndryshoi pas 26 prillit, kur u bë e qartë që PS kishte fituar sërish. Atëhere filluan të dilnin pretendimet se zgjedhjet ishin vjedhur e blerë.

Një ndër pretendimet, ishte faktin se mazhoranca kishte punësuar mijëra njerëz para fushate. Ivi Kaso tha se vetëm në Përmet, numri i të punësuarve gjatë fushatës shkoi në 800.

Gjë që në fakt rezulton një gënjeshtër e vërtetë, pasi kjo bashki nga janari deri në prill, ka paguar vetëm 310 persona, pasi aq punonjës ka. Akuzave të tij i është përgjigjur edhe Bashkia e Përmetit.

“Në vijim të deklaratës së përfaqësuesit të subjektit politik PD, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, zoti Ivi Kaso, i cili deklaron se:

Në Bashkinë Përmet numri i të punësuarve gjatë periudhës parazgjedhore me kontrata të përkohshme ka shkuar në 800 të punësuar”, Bashkia Përmet deklaron me përgjegjësi të plotë se, në respekt të Kodit Zgjedhor si dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Përmet Nr.99 datë 30.12.2020 “Për Buxhetin e Bashkisë Përmet për vitin 2021 dhe përcaktimin e numrit të punonjësve të bashkisë, institucioneve dhe Njësive Administrative në varësi të saj”,  në pikën 5 te tij përcaktohet qartësisht se numri i të punësuarve në Bashkinë Përmet dhe institucionet e saj të varësisë është 315!

Vlen të theksojmë se në strukturën e Bashkisë Përmet nuk ka të përcaktuara vende pune të përkohshme. Gjithashtu  bëjmë me dije se në listëpagesat e Bashkisë Përmet për periudhën Janar-Prill 2021 janë paguar 310 punonjës.

Sa më sipër, hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë çdo shpifje dhe akuzë false të ngritur nga përfaqësuesi në KQZ i subjektit politik PD gjatë seancës së datës 12.05.2021 në KAS, në lidhje me punësimet në Bashkinë Përmet gjatë periudhës parazgjedhore”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Përmetit.

Ky është shembulli dhe rasti më i mirë, që tregon se në fakt, gjithë kauza e PD-së është ngritur mbi thashetheme e hamendësime, pasi nuk kanë asnjë provë reale, se zgjedhjet janë vjedhur. Thjesht po bëjnë zhurmë, si të justifikojnë humbjen e radhës, sa të rizgjidhet Lulzim Basha sërish kryetar./TemA

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjekra: 16/05/2021 22:27

    O Ivi pa gaz... me len mjeker ste ndryshon As ste ben me te zgjuar as me trim, ke qene djale xhovanile, tashi do me u bo si gang

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille